Rron Gjinovci: Në Kosovë nuk është folur as shqip as serbisht

Analisti Rron Gjinovci në emisionin Pressing në T7 ka thënë se në Kosovë gjatë mesjetës nuk kanë ekzistuar shqiptarët dhe serbët dhe nuk kanë folur gjuhët e tyre.

Përkundër pretendimeve të profesorëve në studio të Pressingut se kishat ortodokse në Kosovë janë përvetësuar dhe konsiderohen serbe pas viteve të pushtimeve, Gjinovci tha se historia është tërësisht ndryshe.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Nuk mund të më thoni ju pasi nuk dini asgjë. Historianët e huaj si Malcolm kanë shkruar për historinë tonë. Nuk ka ekzistuar kombi përpara. A mendoni se Skenderbeu ka ditur shqip? Ai ka jetuar në oborrin e sulltanit. Nuk ka mundur të flasë shqipen. Kishat në Kosovë nuk janë as të Serbisë, pasi nuk ka pasur as serbë atë kohë. Nuk është folur serbishtja”, ka thënë Gjinvoci.

Tutje ai pranoi se afreska të njerëzve me plisa gjenden në kishat e vjetra ortodokse në Kosovë.

“Në patriakanën e Pejës gjenden afreskat ku shihen njerëzit me plisa. Por në Kosovë nuk kanë jetuar as shqiptarët as serbët pasi nuk kanë ekzistuar kombet. Identiteti i parë është kombi suedez më 1822. Cfarë mendoni se kanë qenë të shkruara në Kuvendin e Lezhës? Ka pasur përfaqësues të Venedikut, nuk ka mundur të flitet shqip aty”, shtoi ai.

Të pranishmit në studio ishin të shpejtë të demantonin Gjinovcin. Madje në librin e Noel Malcolm fisi i Kelmendëve në Malësi figuron para shekullit të 14 dhe fisi Berisha edhe më herët. Po ashtu, në Kuvendin e Lezhës panelistët cekën se ishin takuar princërit e Arbërit që normalisht kishin komunikuar në gjuhën e tyre.