Rrrëfehet Getoar Selimi: Marina më vë gjithmonë në siklet

Advertisment

Këngëtari Getoar Selimi është rrëfyer si rrallëherë më parë për marrëdhënien e tij me moderatoren Marina Vjollca.

Ai ka treguar në emisionin “Klanifornia se partnerja e tij Marina e vë gjithmonë në siklet, ndërsa ka folur edhe për preferencat e tij te bashkëshortja.

Reklame

Marina Vjollca: T’i bëjmë një pyetësor Getit? E nisim më pyetjen  e parë, sa më të sinqerta të lutem shumë se dënimi është shumë i fortë. Cila pjesë e trupit të pëlqen më shumë nga unë?

Getoar Selimi: (Qesh) Barku. Marina Vjollca:Vërtetë barku? Se nuk të kam pyetur ndonjëherë. Getoar Selimi: Po po barku. Marina Vjollca:Ok, shi si qeshin çunat… Të pëlqejnë gatimet e mia? Getoar Selimi: E te gatimet… Në fillim nuk ka pas qenë shumë mirë, tani është mësuar nga unë… mirë është.

Marina Vjollca: Për kuriozitetin tuaj, Geti është një kuzhinier i shkëlqyer. Marina Vjollca: Cila mendon se është gjëja më e keqe që kam gatuar unë? Getoar Selimi: Po ti nuk është se gatuan shumë faktikisht. Kjo më shumë bën asistenten, më shumë bën prerjet, larjet, ato i bën shkëlqyeshëm. Në lavastovilje po… Marina Vjollca:Cili është ushqimi që unë nuk e fus në gojë, nga duart e tua të arta? Getoar Selimi: Suxhukun nuk e ka qejf Marina. Kur jemi në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk e ka problem. E ka sipas vendit bëhet Kuvendi, i përshtatet vendit.

Marina Vjollca: Cili është defekti im? Flit po deshe… Getoar Selimi: Nuk po filloj se zgjatet emisioni. Marina Vjollca: Shumë mirë, të flasësh për defektet e tua. Marina Vjollca:Pse ti nuk qesh asnjëherë në ekran? Getoar Selimi: 3 arsye. 1, s’kam pse qesh kot. 2, është se edhe po qesha nuk më shihet shumë goja, ti e di nga mustaqet e mjekra dhe 3, nuk është e vërtetë sepse deri tani qesha. Marina Vjollca:Nëse nuk do të ishe këngëtar, çfarë do të ishe? Getoar Selimi: Kasap ose kuzhinier. Marina Vjollca:Partnerja jote, gjëja më e mirë që të jep është? Getoar Selimi: Zemra.

Marina Vjollca:Cili është vendi më i çuditshëm ku një fans të është afruar? I di disa raste unë… Getoar Selimi: Kam shumë raste, por më e bukura është që nuk di sesi ta demonstroj. Isha njëherë në tualet të aeroportit, te ëC-ja e meshkujve. Ishim renditur si te ëC-ja e meshkujve dhe po bëja të punën që duhet të bëja. Edhe ishte njëri afër meje, sepse edhe aeroplani me shqiptarë. Vëllai tha, ta bëjmë një foto? Iu ktheva i thashë, ta bëjmë kështu si jemi, apo si? Marina Vjollca: Kur të ka vënë ndonjëherë në siklet partnerja jote? Getoar Selimi: Gjithmonë. Marina Vjollca: Gjithmonë unë ty? Getoar Selimi: Marina është një njeri që harron shumë edhe nuk di të gënjejë.

Marina Vjollca: E kam një të mirë, nuk di të gënjej. Getoar Selimi: Unë ndonjëherë gënjej edhe për të. Ndodh shumë shpesh që ti i tregon diçka dikujt, edhe kjo thotë: jo më se nuk është ashtu. Po ju tregoj një rast. Ne ishim me disa miqtë tanë, edhe pikërisht me ata miq kishim qenë në Mynih… Marina Vjollca: Jo, kjo është që më nxjerr mua keq, mos ta themi këtë. Unë mendova që doje të tregoje ndonjë gjë tjetër, s’ka gjë.
Getoar Selimi: Ta them apo jo? Marina Vjollca: Po se do më nxjerrësh…. Getoar Selimi: Ok lëre, nuk guxoj… Marina Vjollca: E kuptoni, ka grua këtu! Marina Vjollca: Për çfarë të kritikon partnerja jote më shumë? Getoar Selimi: Edhe këtu për gjithçka. Marina Vjollca: Pse mo? Getoar Selimi: Fliti këtij rojes, ngrija dorën atij…

Marina Vjollca: Përshëndete të them po. Getoar Selimi: E preke atë, laji duart, laji duart, laji duart… çfarë ke tjetër? Vetëm kështu gjërash ke. Marina Vjollca: Jam një vajzë e përkujdesshme. Marina Vjollca: A gënjeve në ndonjë pikë të kësaj interviste dhe unë nuk e kuptova? Getoar Selimi: Jo, ti e di që jo. Vetëm këtu nuk guxova me gënjyer.
Marina Vjollca: Zonja dhe zotërinj, Getoar Selimi.