Rruga e Kombit e bllokuar, pse nuk anulohet koncesioni? (Skandal)

22

Është ndoshta rruga më e shtrenjtë në Europë, duke llogaritur të ardhurat për frymë. Është dhënë me koncesion në favor të kompanisë “Kastrati”, sepse kreu i qeverisë tha se kjo rrugë nuk mirëmbahet dot nga shteti, i cili nuk ka fuqi. Prandaj, ia dha kompanisë private, e cila i ka vënë një gjobë të majme kujtdo që hyn e del në Kalimash.

Rezultati? Sapo ranë rreshjet e para të dëborës rruga është bllokuar, kurse kompania nuk po shpenzon as për të hedhur ca thasë me kripë. Natën e shkuar dhjetra makina, plot me qytetarë kanë qenë të detyruar të ngujohen, sepse Rruga e Kombit u bllokua nga bora. Me orë të tëra ndenjën ata peng në temperatura të acarrit. Çfarë bëri koncesionari? Asgjë.

Çfarë kuptimi ka ky koncesion? Përse nuk anullohet? Teksa nuk plotëson kushtet e kontratës, pra mirëmbajtjes së rrugës, ku është i qeverisë që e ushqen me shuka paresh sikur me qenë gjel deti?