Rruga Tetovë-Gostivar: 14 tejkalime të shpejtësisë

Advertisment

Dje në periudhën prej ora 15:00 deri në ora 17:00, pjestarët e policisë së SPB Tetovë në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup,

kanë zhvilluar aktivitete kontrolluese të shpejtësisë, në të cilat janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 14 tejkalime të shpejtësisë për më shumë se 50 km.

Reklame

Nga Tetova janë shtatë ndërsa nga Gostivari gjithashtu 7 të tjerë.

Për të gjithë shkelësit janë përgaditur parashtresa adekuate dhe ata do të përballen me gjoba dhe një masë mbrojtëse të heqjes së përkohshme të patentë shoferit në afat prej tre muaj në një vit.

Përveç kësaj, në pjesën e autostradës në Tetovë, janë ndaluar 2 automjete me regjistrim të skaduar dhe 1 shofer i cili ende nuk e ka kaluar provimin për patentë shoferi.Ts