Rrugët e Kinës mbushen me qen e mace të hedhura nga ballkoni pas lajmeve se po përhapin koronavírùsin

Advertisment

Pas panikut nga lajmet e shpërndara në mediat online se koronavírùsi po shpërndahet nga kafshët, ka bërë që shumë pronarë ‘gjak ftohtë’ të hedhin kafshët e tyre shtëpiake nga ballkoni ose t’i vr asin.

Në disa foto të shpërndara në media shihen se trotuaret janë mbushur nga qen dhe mace të gjakosur dhe të ngordhur. Rastet të tilla janë hasur në Tianjin City në Provincën Hebei aty ku shpërtheu edhe vírùsi. Por jo vetëm pasi qen dhe mace të hedhura nga lartësitë janë gjetur edhe Shanghai.

Reklame

Një banor ka rrëfyer edhe një rast ku qeni ishte hedhur nga pallati nga pronarët e tij. Ngjarja ndodhi në 4 të mëngjesit ndërsa zhurma e përplasjes së qenit mbi një makinë kishte krijuar idenë e një shpërthimi duke zgjuar të gjithë banorët e kompleksit të pallateve.

Ndërkohë për sa i përket shpërndarjes së vírùsit nga kafshët organziata Botërore e Shëndetit thotë se: “Nuk ka prova që tregojnë se kafshët shtëpiake si macet dhe qentë mund të shpërndajnë koronavírùsin”