Rrugët e papastruara, kamerat e sigurisë kapin përp1asjen e tre veturave në Strugë

Advertisment

Temperatuarat e ulëta dhe i ftohti polar kapluan ditëve të fundit Maqedoninë e Veriut. Rreshje të mëdha bore ranë në gjithë territorin e vendit, duke vështirësuar kështu edhe qarkullimin e lirë të qytetarëve.

Si zakonisht, vonesat dhe neglizhenca e autoriteteve për pastrimin e borës nga rrugët e vendit, sërish solli probleme për qytetarët. Situata e rëndë u paraqit në Strugë, ku rrugët për disa ditë radhazi janë të mbuluara me borë dhe të ngrira nga temperaturat e ulëta, shkruan in7.

Reklame

E kur ke rrugë të papastruara dhe të rrëshqitshme, janë të pritshme edhe акѕidentet në komunikacion.

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, tregon pëгрlasjen e tre automjeteve në një rrugë të qytetit të Strugës. Siç mund ta vëreni, rrugët e rrëshqitshme si pasojë e mosintervenimit të autoriteteve për t’i pastruar ato, kanë qënë shkaku i pëгрlasjes.

Në Strugë prej shumë vitesh është e njohur shprehja “Zoti e solli, Zoti do e marrë”, që i referohet përgjigjes së Ramiz Merkos ndaj kërkesave dhe ankesave të qytetarëve për pastrimin e borës./in7.tv/