Rrugëtimi politik i Kurtit deri në pozitën e kryeministrit

Advertisment

Pas 23 vjetëve aktivitet politik Albin Kurti gjatë ditës së djeshme mori pozitën e kryeministrit të ri të Kosovës. Për katër vjetët e ardhshëm Kurti pritet ta udhëheqë Qeverinë dhe të merret personalisht me çështje, të cilat me dekada i ka kundërshtuar në rrugë e nëpër institucione.

Rrugëtimi politik i Kurtit deri në majën e Qeverisë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në seancën e djeshme të Kuvendit është zgjedhur kryeministër i Republikës së Kosovës. 13 vjetët e opozitarizmit politik jashtë Kuvendit dhe 10 vjetët tjerë si opozitar në Kuvend dje ia mundësuan Kurtit ta marrë pozitën më të rëndësishme të shtetit.

Reklame

Si kryeministër i ardhshëm Albin Kurtin do ta presin shumë sfida me të cilat është përballur edhe sa ka qenë në opozitë, por kësaj radhe prej një këndi tjetër. Albin Kurti u lind më 24 mars 1975, në Prishtinë, shkruan Gazeta Zëri.

Pas përfundimit të shkollimit fillor dhe atij të mesëm, Kurti vijoi studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe të Telekomunikacionit. Gjatë kohës sa ishte student, më 1997n Kurti u bë pjesë e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, në të cilin shërbente si anëtar i kryesisë dhe më vonë edhe zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare.

 

Përveç kësaj, ai ishte edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore prej ku kundërshtonte regjimin e Slobodan Milosheviqit dhe kërkonte lirimin e ambienteve universitare nga pushtimi serb. Gjatë aktivitetit të tij për të drejtat e njeriut, më 1 tetor 1997, Kurti u bë njëri ndër organizatorët kryesorë të protestës historike studentore.

Në fillim të lu ftës në Kosovë, më 1998n, Kurti nisi punën si sekretar i zyrës së përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇKsë, Adem Demaçit. Përgjatë kësaj kohe ai qe angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë.

Më 27 prill 1999, gjatë kohës kur po vazhdonin bo mbardimet e NATOs, Albin Kurti u arr estua nga policia serbe dhe qëndroi në bu rgjet e Kosovës deri më 10 qershor prejse së bashku me të bu rgosurit tjerë shqiptarë u transferua në bu rgjet e Serbisë.
Më 13 mars të vitit 2000 në Nish ai u dënua me 15 vjet bu rgim nga Gjykata e Serbisë ndonëse e kontestonte legjitimitetin e saj. Pas marrjes së dënimit Kurti deklaroi se nëse do të kishte mundësinë prapë do të vepronte njëjtë.

“Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më jepej rasti do të veproja sërish njësoj”. Pas presionit ndërkombëtar, më 7 dhjetor të vitit 2001, Albin Kurti u lirua nga bu rgu. Pas kthimit në Kosovë dy vjet më vonë ai diplomoi në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe të Telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës. Albin Kurti u martua me Rita Augestad Kndusen, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Lea.

 

“Lëvizja” e Kurtit

Pas çlirimit të Kosovës, në vitin 2003 ai nisi aktivitetin e tij në Rrjetin e Aksionit për Kosovën KAN, organizatë kjo që qëllim kishte ndryshimet shoqërore dhe krijimin e një qytetarie aktive. Bashkë me aktivistë të tjerë të kësaj organizate, dy vjet më vonë, Kurti themeloi Lëvizjen Vetëvendosje LVV si organizatë politike.

Lëvizja e Kurtit, e cila më vonë u kthye në parti, rrugën e saj nisi me kundërshtimin e përfshirjes së të huajve në punët e brendshme të vendit. Ajo vazhdoi me fushata për të drejta e mundësi të barabarta për qytetarët duke kërkuar me ngulm të drejta për vetëvendosje. Për 15 vjet radhazi Lëvizja Vetëvendosje nuk e ndali asnjëherë aktivitetin e saj, me raste edhe radikal, duke kundërshtuar marrëveshje të ndryshme për Kosovën, të cilat ajo i konsideronte të dëmshme, por duke kundërshtuar edhe veprime e vendime të presidentit e të qeverive të Kosovës ndër vite.

Në krye të Vetëvendosjes Kurti qëndroi për një dekadë derisa në zgjedhjet e brendshme të LVVsë më 2015 kryetar u zgjodh Visar Ymeri, i cili në këtë pozitë qëndroi për tre vjet deri kur e la përfundimisht LVVnë.

Pas dorëheqjes së tij, Kurti sërish mori udhëheqjen e Vetëvendosjes në krye të së cilës qëndron edhe sot. Kësisoj në vitin 2010 Vetëvendosja hyri për herë të parë në zgjedhjet nacionale, ku fitoi 12 66 për qind të votave duke u përfaqësuar me 14 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Në zgjedhjet e vitit 2014 Vetëvendosja mori 13 59 për qind të votave ose 16 ulëse në Kuvend.

Ndërsa në vitin 2017 partia e Kurtit bëri një kthesë të madhe duke dalë si partia e dytë në zgjedhje dhe mori 27 49 për qind, kështu duke fituar 31 ulëse në Kuvend. Në zgjedhjet e fundit, që u mbajtën në tetor të vitit 2019, Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 26 27 për qind të votave dhe fitoi 28 ulëse në Kuvend e me këtë rast lideri i saj Albin Kurti arriti të marrë postin e te parit të Qeverisë.

Protestat dhe arr estimet

Bashkë me aktivistë të Vetëvendosjes, më 10 shkurt 2007 Kurti organizoi një demonstratë kundër Pakos së Martti Ahtisaarit, e cila sipas tij e dëmtonte Kosovën dhe nuk do të sillte pavarësi. Në këtë demonstratë morën pjesë mbi 60 mijë persona dhe pas eskalimit të saj, policë të UNMIKut vr anë dy persona dhe lanë shumë të tjerë të pl agosur.

Protestat e Vetëvendosjes në krye me Kurtin vazhduan edhe më tej. Në vitin 2012 Kurti organizoi protestë nën moton “Serbia nuk kalon”, ku protestuesit tentonin t’i bllokonin mallrat që vinin nga Serbia në Kosovë me qëllim të reciprocitetit tregtar Kosovë Serbi. Edhe në këtë protestë mbetën shumë protestues e policë të lënduar.

Tre vjet më vonë pas ofendimit të nënave gjakovare nga ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, Kurti organizoi protestë gjithëpopullore në Prishtinë si ultimatum ndaj qeverisë së atëhershme të Isa Mustafës për shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të tij.

Pas pjesëmarrjes së rreth 45 mijë qytetarëve në këtë protestë, Mustafa e shkarkoi Jabllanoviqin nga posti i tij qeveritar. Më 2016n Kurti organizoi një protestë tjetër me të cilën kundërshtoi marrëveshjet e Brukselit për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Pjesë e kësaj proteste përveç Vetëvendosjes ishte edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Sipas organizatorëve të saj, në protestë morën pjesë rreth 100 mijë pjesëmarrës përderisa Policia e Kosovës tha se aty morën pjesë 8 mijë protestues. Protestat nuk u ndalën më kaq, Lideri i LVVsë organizoi edhe një protestë tjetër në shtator të vitit 2018 kundër presidentit Thaçi.

Me këtë protestë Kurti kundërshtonte, siç i quante ai “pazaret për territore” mes Thaçit dhe Vuçiqit. Përgjatë shumë protestave që ai kishte organizuar dhe kishte udhëhequr, Kurti ishte arr estuar disa herë nga Policia e Kosovës. Përveç protestave jashtë institucioneve, ai kishte kundërshtuar veprimet e Qeverisë edhe brenda Kuvendit të Kosovës, duke hedhur gaz lotsjellës disa herë në sallën e seancave, për t’u arr estuar më pastaj dhe për t’u dënuar me bu rg për këto vepra. Kurti disa herë kishte dalë kundër vendimeve të Qeverisë së Isa Mustafës me partinë e të cilit tashmë ka krijuar qeverinë e re, të cilën pritet ta udhëheqë për katër vjetët e ardhëshme.