Rrugicat nëpër lagjet e Strugës përplot me gropa, Merko: Rrugët që i ka Struga nuk i ka as Evropa (VIDEO)

Këto rrugë gjenden brenda disa lagjeve të Strugës dhe para Shtëpisë së Kulturës.

Gjendja e tyre është ashtu siç duket nga këto pamje.

Reklame

Të shkatërruara dhe me gropa.

“Ndodhemi në qytetin e Strugës pikërisht para pallatit të Kulturës në këtë qytet. Në këtë lagje rrugët janë të shkatërruara dhe me gropa të mëdha thuajse të pa kalueshme. Në adresë të TV21 kanë arritur disa ankesa për disa lagje të Strugës”, Salije Sadiku gazetare.

Banorët thonë se më keq është kur bie shi, sepse gropat mbushen me ujë. Ata kërkojnë nga komuna që sa më shpejt këto rrugë të riparohen.

“Nga autoritetet e Strugës kërkojmë të punojnë më shumë, mirëpo ata nuk mendojnë për popullin mendojnë vetëm për gjepat vetë”, u ankuan një banor.

Por kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko thotë se investimet që ka bërë ai në Strugë, nuk janë bërë as në Evropë.

“Me programin e këtij viti, janë të pakta ata rrugë që ne mundemi t’i mbulojmë.D.m.th. kemi mundësi edhe më tepër, prandaj bëjmë edhe nëpër vendbanimet rurale. Ju jeni vetë dëshmitarë këtu që tek ne janë bërë investime kapitale që si ka parë qyteti asnjëherë. Janë bërë rrugë që, se di ndonjë qytet qoftë edhe Evropian a i ka”, deklaroi Merko.

Në Strugë së fundmi janë asfaltuar dhe zgjeruar rrugët kryesore, por rrugicat brenda lagjeve lënë për të dëshiruar.

Merko tha se këtë vit do të zgjidhet edhe problemi i parkingjeve që përbën gjithashtu problem, sidomos gjatë verës kur qyteti vërshohet nga turistët dhe mërgimtarët.