Liderët duan të përqafohen me shqiptarët

51

Zgjedhjet afrohen, të gjithë duan ti përqafojnë shqiptarët…Fillimisht, pas takimit të liderëve, Mickoski u lavdërua se shqiptarët e Gostivarit e kanë përqafuar. Më pas, kryeministri insistoi se ai që e ka përqafuar është Arben Taravari.

E kryeministri u lavdërua se përveç qytetarët e të gjitha bashkësive etnike, e përqafojnë edhe liderë ndërkombëtarë. E partia opozitare nuk e la pa u përgjigjur.

Ky debat u hap menjëherë pasi u shpallën zgjedhjet. Në bazë të anketave të fundit, asnjëra prej dy partive më të mëdha maqedonase nuk do të mund të bëj dallim të madh dhe vendimtare do të jetë vota shqiptare.