Rufi Osmani dëshmon në gjykatë si është përgjuar në kohën e qeverisjes VMRO-BDl

Advertisment

Legjenda e politikës shqiptare, që nuk u frikua as në kohën e te rrorit më të egër shtetëror në Maqedoni,  Rufi Osmani në seancën e djeshme lidhur me rastin e përgjimit ilegal të njohur si “Kalaja-Target” tregoi për perpicetitë që ka pas gjatë periudhës së përgjimeve.

Ai tha që ka pasur dyshime se është përgjuar nga periudha 2008 deri 2015, kur një kohë ishte edhe kryetar i komunës së Gostivarit, e më pas edhe si kryetar partie.
Në dëshminë e tij u treguan metodat që ka shfrytëzuar policia sekrete gjatë kësaj periudhe, kur në pushtet ishte binomi VMRO-BDl.

Reklame

Osmani që nuk u frikua as në kohën e te rrorit më të egër shtetëror në Maqedoni tha se përditshmëria e tij dhe familjes gjatë kësaj periudhe ka qenë me strese familjare, duke pasur parasysh se problemet private të tij i ka ditur edhe DSK-ja.

“I dinin problemet e mia shëndetësore dhe problemet shëndetësore të bashkëshortes sime. Persona anonim paraqiteshin në telefonin tim në shtëpi, në telefonin e bashkëshortes sime”, tha Osmani, transmeton Gazeta Lajm.

“Montuan proces kundër meje ku thonin se shtëpinë e kamë ndërtuar nga posti i kryetarit të komunës. Kërkonin, gjurmonin, akuzonin, por gjithçka ishte e pastër si kristali. Në fund ua dhash letrat për fytyre”, tha Osmani në dëshminë e tij, duke treguar golgotën që ka përjetuar deri sa ia kanë përgjuar bisedat telefonike atij dhe anëtarëve të familjes.

Ai paralajmëroi se dëmin që ka përjetuar dhe që e ka paguar me shëndet do të kërkojë dëmshpërblim dhe dëmshpërbilim do e orientoj për qëllime humanitare dhe për edukim për pushtetarët që të respektojn shtetin juridik dhe liritë dhe të drejtat e qytetarëve.