Rusia bombardon banorët në Odesa, të paktën 17 viktima

Kanë vijuar gjatë natës bombardimet e avionëve rusë në disa zona të ndryshme të Ukainës. Mediat ukrainase raportojnë se mes objektivave të shënjestruar nga raketat ruse ishte dhe një pallat në Odesa, ku për pasojë 17 persona humbën jetën.

Ndërkohë që Rusia vijon të insistojë për të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Luhanskut, pas rënies së qytetit kyç të Severodonetsk.

Reklame

Me herët, gjatë mbrëmjes presidenti Zelensky komentoi dhe largimin e trupave ruse nga Ishulli i Gjarpërinjve, i cili u kthye në një simbol të rezistencës.