Rusia fillon me prodhimin e vaksinës së parë kundër Koronavirusit

Advertisment

Rusia ka filluar me prodhimin e vaksinës së parë të tyre kundër Covid 19, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë ruse, përcjell Tetova1 nga mediumet e huaja.

Fillimisht do të vaksinohen doktorët dhe punonjësit tjerë shëndetësorë për të krijuar imunitet, dhe më pas vaksina do të jetë e qasshme për publikun.

Reklame

Me këtë rast, Rusia edhe zyrtarisht ka regjistruar vaksinën e parë kundër koronavirusit, e krijuar nga Instituti për hulumtime epidemiologjike dhe mikrobioligjike “Gamelaya”.

Vaksina e cila quhet Gam-Covid-Vac është e dizajnuar që të merret me dy ineksione që të prolongoj imunitetin e trupit kundër Covid.