Rusia konfirmon vik timën e parë nga koronavirusi

Është konfirmuar vik tima e parë nga koronavirus në Rusi, një grua e moshuar e cila ndërroi jetë në një spital të Moskës.

79 vjeçarja ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit pas një testimi të kryer të premten e kaluar. Gruaja, e cila vd iq nga pneumonia, ishte në kushte të rënda shëndetësore dhe vuante nga diabeti tip 2 dhe sëmundje ishemike të zemrës.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Kontaktet e ngushta me pacientin janë identifikuar dhe janë nën vëzhgim mjekësor. Asnjë prej tyre nuk ka simptoma të rënda të sëmundjes.

Rusia ka identifikuar 147 raste të koronavirusit deri më tani, ku shumica numërohen në Moskë, thotë agjensia shtetërore e lajmeve Tass.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se situata e koronavirusit në vend është “nën kontroll”.