Rusia planifikoi t’u jepte banorëve të Kievit pasaporta të Bashkimit Sovjetik

Rusia planifikoi t’u jepte banorëve të rajonit të Kievit pasaporta të Bashkimit Sovjetik kur zona kapej nga forcat e Kremlinit, ka pretenduar shërbimi i sigurisë i Ukrainës (SBU).

SBU ndau një sërë fotografish të asaj që thotë se janë një sasi të pasaportave të ish-Bashkimit sovjetik të gjetura pranë qytetit të Makariv.

Duke folur në Telegramin, SBU pretendoi se, sipas inteligjencës, forcat ruse planifikonin të krijonin një administratë pushtimi dhe të organizonin një pseudo-referendum për të shpallur një republikë lokale.

Moska donte të regjistronte të gjithë banorët dhe të jepte me forcë pasaportat e Bashkimit Sovjetik në këmbim të dokumenteve ukrainase, të paktën për herë të parë përpara se të lëshoheshin dokumentet ruse, pretendoi SBU./tvklan.al