Rusia po shqyrton shkyçjen nga interneti-Ja arsyeja

44

Rusia është duke llogaritur që të shkyçet për një kohë të shkurt nga rrjeti global i internetit.
Kjo mund të bëhet si pjesë e një testi kibernetik mbrojtës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Testi ka për qëllim që kalimi i të dhënave në mes të qytetarëve rusë dhe organizatave të bëhet brenda kombit, në vend se të dalin në rrjetin ndërkombëtar.

Një draft ligjor lidhur me ndryshimet teknike të nevojshme për të vepruar si i pavarur ishte prezantuar në parlamentin rus vitin e kaluar.

 

Testi pritet që të bëhet nga 1 prilli i këtij viti, por që nuk është dhënë një datë e saktë për këtë.