Ruskoska: Katica Janeva e turpëroi Prokurorinë!

Advertisment

“Katica Janeva e turpëroi Prokurorinë dhe për shkak të kesaj, si nga ana ime po ashtu edhe nga shumë kolegë të mi, ekziston antagonizëm ndaj saj” u shpreh prokurorja e lëndës “Reket” Villma Ruskoska pas mbarimit të seancës së sotme gjyqësore, ku u dëgjuan fjalët e ish-kryeprokurores së PPS, tani e akuzuar, Katica Janeva.

Ruskoska tha se ka pamje (video) ku shihet se Janeva ka pranuar para nga i akuzuari tjetër Bojan Jovanovski – Boki 13.

Reklame

“Është fakt se ish-kolegia ka pranuar para, 50 mijë euro nga Bojan Jovanovski dhe kjo është absolutisht e pa pranueshme për cilindo prokuror. Nuk mund të pranpojë dhuratë më shumë se 50 euro (nuk jam e sigurt se sa është, por s’është e rëndësishme kjo, pra ka marrë më shumë se kaq) dhe aspak nuk është e rëndësishme nëse ato rrjedhin nga çifti Kamçev ose nga ndonjë person tjetër. Ka pranuar para, gjë që nuk është e lejuar me ligj” u shpreh Ruskoska e cila i qaujti gënjeshtra ofertat e Boki 13 për t’i dhënë kodet e telefonit të Kiçeecit, ndërsa shtoi se këtë gjë Boki 13 përmes avokatëve ka pasur mundësi ta bëjë para një muaji dhe nuk e ka bërë.

Ruskoska hodhi poshtë akuzat se lënda po bazohet vetëm në dëshminë e vetëm një personi.