S4MM me të fejuarën shijojnë pushimet në Shqipëri (FOTO)

Advertisment

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, ditë më parë lansoi këngën e re “Ma Cherie” e cila u prit mirë nga publiku.

Derisa po shijon suksesin e këngës së re, ai ka nisur pushimet në Shqipëri bashkë me të fejuarën Filiz Ismaili.

Reklame

I njëjti përmes rrjeteve sociale ka treguar se po kalon një kohë të mirë duke qenë se për një kohë të gjatë nuk ishte parë me partneren, pasi ajo jeton dhe vepron në Belgjikë.

Në fotografinë e ndarë në InstaStory, çifti duken në formë të mirë dhe tejet të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Në postimin tjetër, dyshja shihet se kanë vizituar reperin Noizy – meqë S4MM ka sjell pamje nga vendi i tij luksoz që posedon në Durrës.