Sa do të zgjasë koronavirusi? Pipero: Në rastin më të mirë, 4 muaj

Advertisment

Epidemia e koronavirusit tashmë është shtrirë gjerësisht në të gjithë Europën. Mjekët dhe specialistët vijojnë të japin këshilla, por pa mundur të parashikojnë dot saktësisht se sa mund të zgjasë ky virus në qarkullim.

Në një intervistë në Euronews, mjeku i njohur Pëllumb Pipero, tha se kjo pandemi i ngjan një ajsbergu dhe në rastin më të mirë, mbyllet në 4 muaj.

Reklame

“Kjo pandemi i ngjan një ajsbergu, ne ende shohim vetëm majën. Studimet tregojnë se nëse kemi një rast në dorë, janë dhe 10 raste të tjera të pazbuluara. Përgjithësisht njohim vetë ata që kanë ankesa dhe shfaqin simptoma, kurse numri real 10-15 herë më shumë se sa numri i të konfirmuarve. Në rastin më të mirë kjo epidemi mbyllet në 4 muaj dhe askush nuk duhet të nxitojë të thotë do mbyllet për kaq apo për aq kohë”, deklaroi mjeku i njohur Infeksionist.

Ndëra të tjera, mjeku theksoi se përhapja e këtij virusi vjen ngadalë, ndërsa shpërthimi I menjëhershëm, ndërsa bëri me dije se për gjendjen e 33 personave të infektuar një përgjigje më e saktë mund të jepet 9 ditë pas mbajtjes në vëzhgim .

“Studimi që më erdhi nga Italia, tregon se kjo epidemi ka fillimisht një kurbë të ngadaltë dhe duket se ka një ritëm të ngadaltë por më pas ka një shpërthim të menjëhershëm në 2-3 javë. Rastet në Francë kanë qenë dikut tek 1400 të konfirmuara, por sipas këtij studimi numri real i të infektuarve varion nga 24 mijë deri në 140 mijë”, theksoi ai.