Sa e vështirë është të kursejsh para në Zvicër

222

Normat e interesit janë në nivele më të ulëta historike me 0.05 për qind në vit, ndërsa kursimet për pensione janë gjithashtu vetëm 0.15 për qind, përcjell albinfo.ch.

Raporti është përgatitur nga faqja zvicerane për krahasimin e bankave “Moneyland” dhe raportohet në të përditshmen zvicerane “20 Minuta”.

Raporti thotë se normat e ulëta ishin “në një nivel si kurrë deri më tani”.

Normat e interesit janë aq të ulëta, sa mbajtësit e llogarive më të mëdha bankare ndëshkohen në mënyrë efektive për kursime, përcjell tutje albinfo.ch.

Llogaritë me mbi dy milionë franga në Bankën Kantonale të Aargau ngarkohen me një normë interesi prej -0,8 për qind – një minimum prej CHF16000 – me bankat e tjera në kanton gjithashtu duke ngarkuar një shumë të ngjashme.

Për fat të mirë, në shumicën e Zvicrës, normat e interesit negativ nuk kanë filluar për kursuesit me më pak se dy milionë franga në llogaritë e tyre bankare.

“Moneyland” tha se një veprim i tillë nuk mund të përjashtohej, megjithatë drejtori Benjamin Manz tha që futja e një norme negative të interesit nuk ishte në rendin e ditës për vitin 2020.