Sa fiton Turqia nga lajthia

Turqia, eksportuesi më i madh në botë i lajthive, gjeneroi të ardhura prej 732.8 milion dollarë nga eksporti i lajthive midis shtatorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.

Sipas shoqatës së eksportuesve të lajthive dhe produkteve arore nga rajoni i Detit të Zi, shifra për periudhën katër-mujore ra me 32.7 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Reklame

Rreth 70 për qind e lajthive nga Turqia u eksportuan në vendet anëtare të Bashkimit Evropian në shtator-dhjetor.

Rreth 75,200 ton lajthi me vlerë 515,9 milion dollarë u eksportuan në vendet e BE-së gjatë asaj periudhe.

Turqia eksportoi gjithsej 280,924 tonë lajthi në vitin 2020, duke gjeneruar të ardhura prej gati 2 miliardë dollarësh.

Gjatë vitit 2019, Turqia fitoi rreth 2.3 miliardë dollarë nga eksportet e lajthisë në të gjithë botën. Në vitin 2019, rreth 319,772 ton lajthi u eksportuan nga ky vend, që është më i larti në historinë e Turqisë kur bëhet fjalë për eksportet e lajthisë.