Sa gjatë mund të qëndrojnë koronaviruset në sipërfaqe?

Shqetësimet janë në rritje rreth asaj se sa kohë mund të mbijetojnë në sipërfaqe koronaviruset aq shumë sa që Banka Qendrore e Kinës ka marrë masa për të shkatërruar paratë e saj, të cila ndërrojnë duart shumë herë në ditë, në përpjekje për të përmirësuar shpërthimin e virusit.

Nuk dihet saktësisht se sa kohë mund të qëndrojë koronavirusi Covid 19 në sipërfaqe të ndotura dhe objekte me potencialin e infektimit të njerëzve, por disa studiues po gjejnë të dhëna duke studiuar sjelljet koronavirusëve të tjerë.

Koronaviruset janë një grup i madh i viruseve të zakonshme tek kafshët dhe në raste të rralla ato mund të transmetohen nga kafshët te njerëzit.

Zyrtarët nuk e dinë se çfarë kafshe mund të ketë shkaktuar shpërthimin aktual të koronavirusit të ri në Wuhan, Kinë.

 

Por më parë, studimet kanë sugjeruar që njerëzit që ishin të infektuar me koronavirusin MERS (Sindroma e frymëmarrjes të Lindjes së Mesme) pasi kishin pasur kontakt me deve. Ndërsa sa i përket SARS (Sindromi i Frymëmarrjes së rëndë Akute) shkencëtarët kanë dyshuar se macet civet ishin fajtorë.

Këto koronaviruse njerëzore, të tilla si SARS dhe MERS, jmund të qëndrojnë në sipërfaqe përfshirë sipërfaqe metalike, qelqi ose plastike deri në nëntë ditë, nëse ato sipërfaqe nuk janë dezinfektuar, sipas hulumtimit të publikuar në fillim të këtij muaji në The Journal of Hospital Infection.

Sipas studimit sipërfaqet mund të pastrohet në mënyrë efikase me produkte pastrimi shtëpie, të cilat përmbajnë etanok, peroksid apo hidrogjen.