Sa gota çaji në vit konsumon mesatarisht një turk?

23

Sipas kreut të Shoqatës turke të kafenesë, Serdar Erşahin, një turk mesatarisht konsumon 1.300 gota çaji në vit. Kreu i Shoqatës së kafenesë me bazë në Stamboll, Serdar Erşahin, duke folur për Anadolu Agency (AA) tha se Turqia është vendi ku konsumohet më së shumti çaji.

Erşahin bëri të ditur se turqit konsumojnë rreth 3-5 gota çaj për çdo ditë, ndërsa gjatë dimrit ky numër rritet deri në 10 gota. Ai thekson se kultura e konsumimit të çajit është e domosdoshëm për turqit, pasi ofron një rast për t’u ulur dhe për të biseduar.

Siç thotë ai, përgatitja e çajit është ndryshe nga pjesa tjetër e botës, pasi duhet të përgatitet për rreth 20 minuta.

Dyqanet e çajit historikisht janë vende të shoqërimit për njerëzit, shtoi ai.

Bekir Tezçakar, një prodhues i çajit për pesë gjenerata në Pazarin e Madh historik të Stambollit, tha se moti i ftohtë ka dyfishuar shitjet e çajit.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Detit të Zi (DKIB), me prodhimin e çajit në gjysmën e parë të vitit 2018, Turqia fitoi të ardhura mbi 4.5 milionë dollarë pas eksportimit të çajit në 93 vende.