Sa janë të sigurta spitalet modulare në Maqedoni?

Ing.dip Bedri Behadini

Djegia e spitalit modular për sëmundje infektive COVID-19 në Tetovë ku për pasojë kemi shkrumbimin e pacientëve nga zjarri cili në fakt nuk i pyeti se cilës parti i takojnë ata, hapi një debat të ashpër politik ndërmjet opozitës dhe pozitës.
Si pasojë e mosbesimit në vetvete dhe në kuadrot profesionale në vend Qeveria kërkoj ekspertë nga vendet e Evropës në këtë rast nga Gjermania, të cilët do të jepnin versionin përfundimtar mbi shkaqet e katastrofës që ndodhi ditë më parë në Spitalin e Tetovës.

Kuptohet ky mosbesim vjen nga fakti sepse Qeveria e tanishme dhe qeveritë e mëparshme e djinë fare mirë se çfarë kuadrosh kanë punësuar në universitete në të gjitha nivelet akademike si në Fakultetet Teknike, ato Juridike , në Mjekësi e kështu me radhë.
Kuadro që do të prodhonin profesionalistë të sferave të ndryshme të cilët do të kontribuonin për shoqërinë në çdo moment duke përfshirë edhe rastet emergjente për një ekspertizë të drejtë dhe tësaktë si në rastin e fundit tragjik në Tetovë.
Në shtetin tonë ekziston Komora e inxhinierëve dhe arkitekëvetë autorizuar e cila është e pavarur dhe jopolitike e cila nëpërmjet komisioneve autorizon inxhinierët e të gjitha sferave me AUTORIZIM A si për projektim, realizim, mbikëqyrje dhe revision të projekteve pa të cilët asnjë kompani ndërtimi dhe shërbimi nuk mund të punësoj inxhinierët përkatës.

Këta autorizime njihen edhe në Gjermani, prandaj Qeveria po të ishte transparente nuk duhej të ikte aq larg në Gjermani por të ndalej pikërisht në vend sepse edhe këtu kemi ekspert të fushës që fatkeqësisht ikin çdo ditë jashta vendit pikërisht nga kjo Qeveri .

Një ndër inxhinierët e autorizuar me AUTORIZIM A për realizimin, projektimin dhe mbikëqyrjen e sitemeve termoteknike për ndërtesa me rëndësi të veçantë siç ishte edhe Spitali Modular në Tetovë jam edhe unë prandaj nuk munda të jem indiferent ndaj situatës së krijuar .
Nuk mundet të ndizet aq shpejt një ndërtesë me rëndësi të veçantë nëse është projektuar në të gjitha fazat nga inxhinierët me AUTORIZIM A duke përfshirë këtu edhe revizionin e projektit, në të gjitha fazat nga inxhinjerët me AUTORIZIM A.

Kompania e cila ka realizuar dhe zbatuar projektin e ndërtimit në të gjitha fazat ka qenë e obligueshme që nëpërmjet inxhinierëve me AUTORIZIM A për realizim t’I paraqes të gjitha gabimet e mundshme në projekt duke përfshirë revizionin e projektit edhe materialet ndërtimore si nga kualiteti, çmimi dhe qëndrueshmëria sipas protokollit dhe kontratës në tenderim të projektit te mbikëqyrësit me AUTORIZIM A për mbikëqyrje nga investitori në këtë rast nga Ministria e Shëndetësisë si të punësuar të përhershëm në këtë Ministri .

Para fillimit të ndërtimit kompania ka qenë e obligueshme të paraqesë te mbikëqyrësit e investitorit të gjitha certifikatat e pajisjeve dhe produkteve ndërtimore të cilët dëshmojnë prodhimin, garancionin dhe standardet e kualitetit.
Gjatë realizimit të punës nga kompania duhet të jenë të nënshkruara nga mbikëqyrësit e Ministrisë së Shëndetësisëtë gjitha librat ditorë të ndërtimt të cilat në detaje shënojnë sasinë e materialit të montuar për secilën ditë si dhe libri kryesor i ndërtimit sipas të cilit bëhen pagesa kompanisë për punën e realizuar kuptohet gjithnjë sipas projektit.

Për çdo ndryshim në projekt kompania ka qenë e obligueshme me shkrim të bëj kërkesë te mbikëqyrësit dhe projektuesit për ndryshimin e mundshëm dhe nuk mund të ndryshojë asgjë pa pranuar me shkrim lejen nga mbikëqyrësi dhe projektuesi të cilët janë të obliguar të përgjigjen brenda disa orëve .

Pas mbarimit të ndërtimit para pranimit teknik të Spitalit kompania ka qenë e detyruar t’i kryej të gjitha testimet e nevojshme sipas projektit si testimin e rrjetit elektrik, matja dhe testimin e tokëzimit, testimi i sistemit kundër zjarrit, sistemin e ngrohjes dhe klimatizimit, sistemin hidraulik, kontrollimin dhe testimin e pajisjeve mjekësore, kontrollimin dhe testimin e sistemit të gazrave medicinal si dhe sistemin e barazimit të potencialeve e cila ndoshta ka qenë edhe shkas kryesor i aksidentit me pasoja tragjike në njerëz .
Të gjitha matjet dhe testimet bëhen në prezence të mbikëqyrësve përkatës, realizuesit dhe personit të brendshëm të autorizuar nga Spitali i Tetovës të cilët në fund të çdo testimi i plotësojnë dhe nënshkruajnë procesverbalet përkatëse ku përshkruhet e gjithë rrjedha e testimit dhe kontrollimit .

Para se të bëhet pranimi teknik është e nevojshme edhe edukimi i personelit të posaçëm mbi përdorimin e pajisjeve mjekësore si dhe sistemeve të lartpërmendura si dhe elaborati I mirëmbajtjes dhe përdorimit në të cilat shënohen edhe rreziqet që mund të paraqiten gjatë përdorimit të sistemeve dhe pajisjeve brenda spitalit.

Nëse kemi pasur pranim teknik do të thotë se janë pranuar të gjitha materialet ndërtimore, pajisjet dhe sistemet funksionale sipas protokolllit dhe projektit që do të thotë se :

1. Materialet ndërtimore pra sendviç panelet përmbajnë PUR dhe PIR si për shembull prodhimit KINGSPAN të cilet janë zjarrdurues në fakt panelet u dogjën tërësisht.

2. Ndërtesa duhej të kishte dy dalje për evakuim në raste emergjence, në fakt njerëzit dilnin nga dritarja.

3. Spitali duhej të kishte system zonal kundërzjarrit në fakt ai nuk ekzistonte fare.

4. Spitali duhej të kishte senzorët që detektojnë koncentrimin e gazrave djegës në ajër duke ditur se dezinfektantët janë me bazë alkooli dhe përdoren mjaftë në repartet infektive dhe avullohen lehtë duke mundësuar ndezje edhe me një shkëndi më të vogël.

5. Spitali I këtillë duhej të kishte sistem ngrohje dhe ftohje, ajër-ujë që janë më të sigurta në këto raste në fakt kemi split pompa termike tek të cilët uroj të mos kenë Freon R32 i cili është I ndezshëm dhe nuk lejohet të përdoren në këto ndërtesa.

6. Spitalet e këtilla duhet të kenë tokëzim për barazim potencialesh që në fakt nuk dihet a është realizuar apo edhe a ka qenë i paraparë.

7. Materasat dhe çarçafat ku shtrihen pacientët duhet gjithashtu të jenë jo aq të ndezshme.

8. Jashta spitalit duhej të ekzistonin së paku dy hydrant kundër zjarrit të cilët në fakt nuk ekzistojnë.

9. Spitalet e këtilla duhet të kenë sistem alarmi, rrezik nga zjarri që në fakt nuk funksiononte ndoshta edhe nuk ekziston, i vetmi alarm ishte detonimi dhe shpërthimi në flakë.

Ekspertizën e këtillë do ta bëjnë edhe ekspertë gjerman pasi duke e ditur se në spital është i pranishëm oksigjeni i pastër i cili kur ndodhet në tepricë rreth një lënde djegëse në këto raste material ndezës , avuj alkooli ose ndonjë gaz freoni ku mjafton një shkëndi të vogël të shndërrohet ne material plasës eksploziv që shkakton temperature të lartë në fakt zjarr .

Tani që kemi viktima kuptohet që nuk duhet të politizohet situata, por politizimi i biznesit ka kohë që bëhet në shtetin tonë. Në shtetitn tonë ka disa kompani që plotësojnë kushtet të parashtruara në tendera, që me ndikim të politikës i fitojnë këto tendera qindra milionëshe dhe ua shpërndajnë kompanive tjera si nënkontraktor normalisht duke e marrë paraprakisht fitimin e dëshiruar nga projekti dhe në këto raste nënkontraktorët mundohen që të fitojnë nga projektet duke ndryshuar kualitetin dhe sasinë e materialeve të montuara me pëlqimin e mbikëqyrësve të cilet shpesh kërcënohen nga politika sepse u rrezikohen vendet e punës ose korruptohen me vetë dëshirë duke ulur kualitetin e pajisjeve dhe materialeve ndërtimore duke rezikuar qytetarin hallexhi i cili shkon të shërohet duke mos ditur se do të përjetojë ferrin për së gjalli.

Me respekt :
Ing.dip Bedri Behadini