Sa persona të vaksinuar me dy doza janë infektuar me Covid dhe kanë humbur jetën

Advertisment
HTML Image as link

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (CDC) ka njoftuar se janë rreth 5 800 personat që janë infektuar nga koronavirusi nga 77 milionë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinave.

Drejtori i CDC-së, Dr. Rochelle Walensky tha se raste të tilla priteshin, pasi asnjë vaksinë nuk është 100% efektive.

Reklame

Gjithsesi, Walensky shtoi se lajmi i mirë është që rastet e infektimit të personave të vaksinuar plotësisht janë të rralla, siç duket edhe nga shifrat e raportuara.

“Shumica e të infektuarve kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë. Kjo është pikërisht ajo që shpresonim të ndodhte”, shtoi Walensky.
Nga këta 5 800 persona, 74 ndërruan jetë.