Sa vite duhet të punoni në Maqedoni apo në vendet fqinje për të blerë një apartament?

Shumë qytetarë në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë mundësi të blejnë një apartament sepse fitimet e tyre janë të ulëta në raport me çmimet e apartamenteve.

Një analizë e bërë nga media ballkanike “Nova” tregon se sa vite punë duhen për të blerë një apartament 60 metra katrorë në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë.

Reklame

Sipas përllogaritjes, në Maqedoninë e Veriut duhet të lini mënjanë të gjithë pagën mesatare në një periudhë 9.9 vjeçare për të mbledhur sa për një apartament 60 metra katrorë, përcjell INA.

Kështu, për të blerë një apartament me një çmim mesatar në Kosovë, një banori i duhen thuajse 12-13 vjet punë.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, banorët duhet të paguajnë një pagë të plotë për një periudhë 9-vjeçare për të blerë një apartament, në Kroaci – 9,5 vjet.

Në Serbi çmimi mesatar i një apartamenti të asaj madhësie është i barabartë me shumën e pagës mesatare të plotë për një periudhë 13.3 vjeçare.(INA)