Sabahudin ef. Zendeli emërohet Myfti i Gostivarit

Në mbledhjen e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të konvokuar nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, e cila u mbajt të martën, më 16.02.2021, në Selinë e BFI në Shkup, Ushtruesi i detyrës Myfti i Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit, Prof. Sabahudin ef. Zendeli, me propozim të anëtarëve të Myftinisë së BFI Gostivar deri në Rijaset, u emërua Myfti i Myftinisë së BFI Gostivar.

Për zgjedhjen e Myftiut të Ri të Gostivarit, votuan unanimisht të gjithë anëtarët e Rijasetit të BFI. Profesor Sabahudin ef. Zendeli erdhi në krye të Myftinisë së BFI Gostivar, si u.d. Myfti i Myftinisë në nëntor të 2020, pas dorëheqjes nga ky post i Myftiut të deri atëhershëm, dhe Reisul Ulemasë aktual të BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili nga ai post u zgjodh në postin e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në RMV.

Profesor Sabahudin ef. Zendeli ka lindur në vitin 1976, në fshatin Çegran të Gostivarit. Shkollën Fillore e kreu në SHF “Përparimi” Çegran, ndërsa Shkollën e Mesme Islame në Medresenë Isa Beu – Shkup. Më pas, studimet i vazhdoi në Universitetin Uludag të Bursës, Republika e Turqisë, Fakulteti Ilahijat.