Sabriu nga BESA: “E çmuara rini e komunës së Bogovinës, është koha për ndryshim”

“Të nderuar bashkëqytetar të komunës së Bogovinës,

Duke bashkjetuar me ju, në çdo moment dhe kohë, duke përjetuar si të mirat dhe të këqijat, duke pasur vizionin për një komunë moderne dhe digjitale, transparente dhe llogaridhënëse e mbi të gjitha një komunë e cila duhet të jet në shërbim të qytetarit, VENDOSA që ti futem garës për KOMUNËN E QYTETARIT.

E çmuara RINI koha është për ndryshim.

Është detyrë dhe obligim e brezit tonë që të sjellim ndryshimin dhe frymën e re të udhëheqësisë lokale, e së bashku me këtë edhe arsimin cilësor, zhvillimin ekonomik lokal, sportit dhe kulturës, promovimin e turizmit malor, mbrojtjen e ambientit jetësor, garantimin e rendit dhe sigurisë si dhe mbi të gjitha garantimin e një qeverisje lokale me institucione stabile dhe ndërmarje rentabile të cilët do të jen në shërbim të qytetarëve.

Unë jam Fatmir Sabriu kandidat nga rradhët e Lëvizjes Besa për kryetar i Komunës së Bogovinës.

Ju bëj thirrje dhe ju ftoj të gjithë juve që përfaqësoni idenë se me rininë do të vjen edhe ndryshimi që ti bashkangjiteni kandidaturës sime që së bashku me ju të sjellim ndryshimin dhe të sjellim një të ardhme të ndritshme për Komunën e Bogovinës.

ME RININË PËR KOMUNËN E QYTETARIT ☑️

#mekaKREJT”, deklaron, kandidati i Lëvizes BESA për komunën e Bogovinës, Fatmir Sabriu. /TetovaExpres