Sakrifica e çiftit nga Prishtina, që lanë fëmijët vetëm për tu ndihmuar nga Koronavirus

Luljeta dhe Nderim Hasani janë një çiftë nga Prishtina. Të dy infektolog në Klinikë Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Tash e disa javë ata kanë nisur një betejë në profesionin e tyre. Luftën kundër pandemisë globale, COVID-19, shkruan Insajderi.

Në një rrëfim për InDoks, Luljeta dhe Nderimi kanë treguar për sfidat e tyre. Të dy ata kanë sakrifikuar fëmijët e tyre për të qenë në shërbim të pacientëve.

Luljeta dhe Nderimi, kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, por përqafimi i tyre është duke ju munguar tash e një muaj.

“E drejtë është ne kemi dy fëmijë shumë të mirë kuptueshëm, shumë të edukuar falë mirëkuptimit që bëjnë ata ne në këtë situatë mendoj se po ja dalim. Unë i kam dy prindër që janë të mirë kuptueshëm dhe familja tjetër na kanë mirëkuptuar, po ashtu edhe familja e Luljetës”, ka thënë infektologu Hasani për InDoks.