Salah u infektua me koronavirus pak ditë pasi mori pjesë në dasmën e vëllaut të tij

Advertisment

Lajmin e ka bërë të ditur Kombëtarja e Egjiptit e cila ka njoftuar se rezultatet kanë dalur këtë mëngjes dhe Salah ka rezultuar pozitiv.

Sulmuesi egjiptian raportohet se nuk ka asnjë simptomë dhe tashmë duhet të vetizolohet.

Reklame

Por, sipas mediumit britanik “The Sun”, Salah ka marrë pjesë në dasmën e vëllaut të tij në Kajro ditën e martë dhe ky dyshohet se ishte vendi ku Salah u infektua me koronavirus.

Disa pamje janë shfaqur në rrjetet sociale, teksa shihej Salah duke kërcyer mes një turme të vogël të ftuarish.

FA egjiptiane fillimisht njoftoi se Salah ishte i vetmi anëtar i palës egjiptiane që doli pozitiv përpara se më vonë të zbulonte se tre lojtarë të tjerë po dërgoheshin për prova.