Sali: Pandemia është bërë pjesë normale e jetës tonë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në emisionin debativ në TV Shenja, vlerësoi se pandemia është bërë pjesë normale e jetës sonë. Ai më tej tha se tani për tani po e kalojmë valën e katërt të pandemisë.

“Vlerësoj se pandemia është bërë një pjesë normale e jetës sonë. Banorët tanë për çdo ditë informohen rreth gjendjes aktuale që është në vend.

Reklame

Mund të them se tani për tani po e kalojmë pikun ose valën e katërt ose të pestë varësisht prej mënyrës se si vlerësohet një valë e pandemisë. Sipas të dhënave të cilat ne po i marrim në baza ditore mund të them se pikun e kemi pasur javën e kaluar, gjatë uikendit të kaluar”, u shpreh Sali. /SHENJA/