Saliu: Kryetari i BDl-së nuk është pronar i kompanis në Britani

Advertisment

Duke e pasur parasysh se tanimë data e zgjedhjeve është pothuajse zyrtare, duhet të kemi kujdes në fushatë se prej ku informohemi.

Nxitja e urrejtës ndëretnike dhe lajmet e rrejshme si duket do të dominojnë në këto zgjedhje. Mbrëmë u publiku një intervistë e Ljupço Palevskit (për të cilin kam dyshime serioze se nuk është në gjendje të mirë psikike). Aty u tha një detaj interesant, se Ali Ahmeti është pronar i 3 kompanive; 1 në Londër, dhe 2 në Zvicër.
Dokumentin në të cilin thirret Palevski (që përsëris, duhet të kontrollohet me psikolog) pa dashje e tregon kamera në min 1:00:47, e për shtete demokratike dhe me sistem funksional si Britania e Madhe, kontrollimi i një firme bëhet me dy klika.

Reklame

Pronar i kësaj kompanie është një Ali Ahmeti tjetër, i cili është 1 vjet më plak se kreu i BDI-së dhe është shtetas i Britanisë së Madhe, e person tjetër të autorizuar kjo kompani nuk ka.

Lajme të tilla do të vijnë në fushatë edhe për krerët e opozitës sepse pres që kjo fushatë të jetë më e fëlliqur se çdo fushatë tjetër, e për këtë ju lus që ta përdorni smart telefonin me mençuri. Mos besoni në gjithçka! Kërkoni të dhëna në internet për çdo tekst që e lexoni, e që ka lënë përshtypje tek ju si lexues, e ka të bëjë me informacion që ndoshta e përcakton se për kënd do të votoni ju.

Përcjelli vetëm portalet e besueshme në rrjetet sociale! Informohuni nga 3, 4 burime, që ti keni të gjitha këndet për një problematikë!