Saliu: O Zoron, kur po i ul Izetin me Artanin

Furkan Saliu

Dy të rinj që dashurohen shumë, por janë hidhëruar pa ndonjë arsye të veçantë edhe tash kryelartësia nuk e len asnjërin me kërku falje i pari…

Reklame

Hyn në mes ndonjë shok i përbashkët edhe i pajton edhe ata ndjehen më të lumtur se kurrë se e kuptojnë se nuk munden pa njëri tjetrin.

E kështu disi është situata me funksionarët e BDI së edhe Lëvizjes Besa. Prej se hyri në mes Zaevi edhe i bashkoi, abe nuk ndahen, shihet se janë më të lumtur se kurrë. Bashkë në kafe, bashkë në punë, bashkë nëpër zyra.

E more Zoron, që të kish bo zoti vetëm me afru njerëz… Bashko aktivistë dhe funksionarë të VMRO së me ata te LSDM së, bashko ASH në me BDI në në Qeveri, bashko Alternativën me BDI në, e në fund e oficializoi edhe lidhjen romantike që me vite e kanë mbajt të fshehur PDSH dhe BDI.

O Zoron, kur po i ul Izetin me Artanin?