Salvini kundër Erdogan: Disa e duan Turqinë në BE, por ky Islam është i papajtueshëm me vlerat tona

Advertisment

E djathta italiane me disa deklarata të toneve të larta, lidhur me vendimin e Presidentin Erdogan për ta kthyer Kishën e Shën Sofisë në xhami.

E djathta italiane, bëhen të parat parti politike të Perëndimit dhe të parit politikanë i që reagojnë ashpër dhe ushtrojnë kritikë kundrejt Erdoganit dhe për gjithçka ai po bën mes pushtetit të pakufij.

Reklame

Salvini është i pari politikan i Perëndimit që nuk po mban pozicionime të tërhequra dhe të vakta si të tjerët, por është më i ashpër se kurrë me Sulltanin e Anadollit.

Salvini shkroi në Twitter: Turqia, të cilën disa do të donin ta integronin në Europë, kthen Shën Sofinë në xhami. Bëhet fakt tashmë që aventura e këtij lloj Islami, është e papajtueshme me vlerat e demokracisë, lirisë dhe tolerancës së Perëndimit.

Paralelisht, kreu i një tjetër partie të djathtë italiane “Fratelli d’Italia”, Giorgia Meloni, theksoi mes një postimi në Facebook: “Erdogani po përfundon proçesin e shndërrimit të Turqisë së civilizuar, në Sulltanat islamik, duke e kthyer (sërish) Kishën Muze të Shën Sofisë në xhami, në Kostandinopojë. Me këtë akt, që Erdogani e konsideron si shfaqje potence të ektremizmist të tij islamist, i vetlavdëruari dhe ambizioci sulltan, thjesht pranon se në vitin 2020, ai personalisht është i paaftë dhe i pavlerë për të ndërtuar diçka që do të ishte qoftë edhe pak në gjendje për t’iu përafruar madhështisë së bazilikës së Shën Sofisë, që u ndërtua para 1500 vitesh nga Kostandinopoja e krishterë.“