Sapo hyn në Kosovë Florjan Binajt i vjen mesazhi që e ‘nervozoi’ shumë (FOTO)

Advertisment

Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj është irrituar pa masë sapo ka kaluar kufirin për në Kosovë.

Aktori i njohur i humorit ka treguar se në telefon i ka ardhur një mesazh që i uron mirëseardhjen në Serbi.

Reklame

Kjo nuk është hera e parë që i ndodh një gjë e tillë pas mesazheve “mirëseerdhët në Greqi” që mori kur kaloi qafën e Llogarasë.

Binaj shprehet se një gjë e tillë është turp i madh për ata që e bëjnë dhe për ata që nuk bëjnë diçka për ta ndaluar:

“Skandalet nuk paskan fund…pas mesazheve mirëseerdhët në Greqi kur kalon qafën e Llogarasë, të shkosh në Kosovë dhe të të vijë mesazh nga operatorët shqiptarë të telefonisë, mirëseerdhe në Serbi, është për të plas mëlçia!!!!Turp për ata që e bëjnë dhe turp për ata që nuk e çbëjnë!!!TURP!!!