Saraj, ia grabisin 6.500 euro postierit

683
#

Një postier nga fshati Kopanicë sot është grabitur nga dy persona të maskuar para një restoranti në fshatin Gllumovë. Grabitësit me kërcënim me pistoletë i kanë marrë 400.000 denarë.

Siç kumtoi MPB, grabitësit rreth orës 9 para restorantit me automjet udhltimi “Golf 4” me targa të panjohura dhe me kërcënim me pistoletë nga postieri E. I. (53) i kanë marrë paratë pas ç’farë e kanë braktisur vendin e ngjarjes.

Nga policia informojnë se po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe ndriçimin e rastit.