SASHK: Mësimdhënësit të kthehen në shkolla pas vaksinimit (VIDEO)

Sndikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë kërkon që edhe punonjësit në arsim të përfshihen në paketën prioritare të punonjësve që duhet vaksinuar. Kreu i saj Jakim Nedellkov, madje vlerëson që mësimdhënësit mund të kthehen në punë me prezencë fizike vetëm pasi të jenë vaksinuar me vaksinën kundër Covid 19.

Deri atëherë, nga SASHK janë të qëndrimit që mësimi të vazhdojë nga distanca.