SASHK: Të paguhen orët shtesë të arsimtarëve (VIDEO)

Advertisment

Mësimdhënësit që realizojnë mësimin me prezencë fizike në shkollë dhe kanë orar të dyfishuar, duhet të paguhen shtesë. Këtë e kërkon nga komunat dhe drejtorët e shkollave Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Kreu i saj, Jakim Nedellkov tha se pagesa për punën shtesë është detyrim ligjor dhe detyrim sipas Marrëveshjes Kolektive.

“Është punë e vështirë të punohet 10 orë në vend të 5 orëve në ditë. Madje pagesa për orarin shtesë do të jetë një mirënjohje për mësuesit të cilët mezi i përballuan obligimet e punës këtë muaj. Punonjësi, në bazë të ligjit për siguri dhe shëndet në punë ka të drejtë të anuloj punën me grupin e dytë sepse seriozisht i rrezikohet shëndeti dhe siguria nëse punon Kjo do të nënkuptonte bojkot të grupit të dytë të fëmijëve, përkatësisht ata do të mbesin pa mësues”- deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar I SASHK-ut.

Reklame

Gjithashtu, nga SASHK-u kërkuan që Ministria e Arsimit të shqyrtoj vendimin që në mësim online të kalojnë edhe mësuesit nga klasa e parë e deri në tretën, me qëllim të mbrojtjes nga virusi korona. Megjithatë Carovska tha se procesi në shkolla po zhvillohet pa probleme, dhe nuk ka nevojë për mbyllje.

“Nuk kemi përhapje të Covid 19 brenda në shkollë. Derisa nuk krijohen kushte për mbyllje ne do të mbesim në këtë model dhe SASHK-u pajtohet me këtë. Kanë mundësi për ndërrime të mësuesve, nëse ndodhë të paraqiten raste pozitive- pohoi Mila Carovska, ministre e Arsimit”. Sipas SASHK-ut, drejtorët e shkollave që nuk do të paguajnë punën shtesë të mësimdhënësve do të përballen me procedura gjyqësore./Alsat