Së paku 12,7 milionë euro para publike në mediat deri në fund të vitit

Advertisment

Financimi buxhetor i mediave edhe nëpërmjet fushatave zgjedhore edhe nëpërmjet subvencioneve, është rrezik për korrupsion dhe ndikim politik mbi mediat publike, veçanërisht në periudhën parazgjedhore. Këtë konstatim e ndajnë edhe shoqatat e gazetarëve, organizatat joqeveritare por edhe Komisioni Shtetëror për parandalim të korrupsionit, që për rrezikun që e sjellin paratë shtetërore në mediat nga disa aspekte shkruan edhe në vlerësimin e vet të rreziqeve nga korrupsioni, por edhe në Strategjinë e re Nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Rrezikun e nënvizoi edhe OSBE/ODIHR në raportet e tyre për zgjedhjet presidenciale, transmeton Meta.mk.

Edhe pse Qeveria, sipas rekomandimeve të raportit të Pribes, në gusht 2017 solli vendim me të cilin më nuk do të reklamohet në mediat, mediat publike edhe më tej fitojnë para nga shteti.

Reklame

Më tepër se 5,4 milionë euro nga buxheti shtetëror u janë paguar mediave për propagandë publike për referendumin për emrin në shtator 2018, për fushatën e zgjedhjeve presidenciale edhe si subvencione për media të shtypit vitin e kaluar. Vetëm këtë vit, në anën tjetër, shteti parasheh të shpenzojë ndërmjet 4,6 dhe 7,3 milionë euro për fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe për subvencionet vjetore.

Komisioni për antikorrupsion kërkon mediat të mos fitojnë para buxhetore për fushatat zgjedhore

Me ndryshime të Kodit Zgjedhor në vitin 2018, shteti e mori përsipër të financojë përfaqësimin mediatik partive politike dhe kandidatëve. Në zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), nëpërmjet të cilit rrjedh financimi i paguar politik, u ka përcaktuar limit prej 3,3 milionë euro tre kandidatëve për kryetar, përkatësisht gjithsej 10 milionë euro nga paratë e qytetarëve. Për atë cikël zgjedhor për reklamim mediatik të kandidatëve KSHZ-ja ka shpenzuar 3,8 milionë euro, thekson kryetari i Komisionit Oliver Derkoski.

Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Derkoski lajmëroi që për reklamim mediatik janë dedikuar së paku 3,8 milionë euro, por limitin i sipërm për shpenzim të parave shtetërore për fushata mediatike është 6,5 milionë euro.

“Financimi buxhetor i programit të paguar politik për fushatë zgjedhore është rrezik potencial për korrupsion dhe krijim të raportit klientelist”, konstaton Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) në Strategjinë nacionale për parandalim të korrupsionit.

KSHPK kërkon të anulohet financimi buxhetor i reklamimit të paguar politik në fushatë zgjedhore për shkak të “mungesës së mekanizmit dhe kritere për monitorim efikas të financimit të fushatave mediatike në procesin zgjedhor”

Përveç kësaj, analizë e BIRN ka konstatuar që 12 parti dhe koalicione kanë paraqitur shpenzime prej gjithsej 2,5 milionë euro për “reklamë dhe propagandë” për zgjedhjet në vitin 2016, kurse në zgjedhjet presidenciale tre kandidatët, të përkrahur nga tre parti, kanë shpenzuar 3,6 milionë ose gjithsej 3,8 milionë me kandidatët e zgjedhjeve lokale që janë mbajtur në të njëjtën kohë në tre komuna.

“Mjafton të shikohen shumat të cilat ndahen për mediat për t’u konstatuar që potencialisht – ndikimi mund të jetë enorm, konsideron Tamara Çausidis, redaktore e “Prizma”, onlajn botimit të BIRN, e cila ishte kryetare e parë e Sindikatës së Pavarur të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik (SSNM), pikërisht në kohën me të cilën kishin të bëjnë vërejtjet e Pribes.

Kontroversat e financimit shtetëror të fushatave në raport i nënvizoi edhe në Misionin e OSBE/ODIHR-së për monitorim të zgjedhjeve presidenciale.

Problematike edhe subvencionet e drejtpërdrejta shtetërore

Përveç fushatës për zgjedhjet presidenciale, shteti, përkatësisht qytetarët, në tetor të vitit 2018 nëpërmjet Kuvendit kanë paguar për “fushatën publike propaganduese” shtetërore për referendumin. Atëherë 68 media kanë ndarë shumë prej rreth 900.000 euro. Mirëpo, krahas fushatave, shteti drejtëpërsëdrejti u paguan mediave edhe nëpërmjet projektit për përkrahje të mediave të shtypit, me të cilin vitin e kaluar u ka ndarë rreth 700.000 euro subvencione 11 gazetave, kurse për këtë vit planifikon më tepër se 800.000 euro

“Megjithatë, kriteret në bazë të të cilave aprovohet ndihma e atillë nuk janë mjaftë të sakta dhe mundësojnë shfrytëzim, pa dedikim, të mjeteve të ndara.”, thekson KSHPK në vlerësimet e veta për rrezik nga korrupsioni.

Qeveria në anën tjetër, pohon që subvencionet janë të domosdoshme, por edhe – evropiane.

“Kriteret për fitim të ndihmës janë tërësisht të harmonizuara me standardet ndërkombëtare, që është edhe një parim sipas të cilit është udhëhequr Qeveria, duke i pranuar praktikat më të mira të Bashkimit Evropian për mbështetje të mediave të shtypura, të cilat në çdo shoqëri demokratike janë shtylla, fundamenti i gazetarisë objektive, të pavarur dhe profesionale“, pohon ministri pa resor, i ngarkuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski.

Sipas qeverisë, “programi për mbështetje të mediave të shtypura është në përputhje me rekomandimet e shënuara në raportet e Rajnhard Pribe dhe të grupit të nivelit të lartë të ekspertëve për reforma të mediave, kujtoi Popovski, duke shtuar se programi mori mbështetje maksimale nga OSBE dhe nga të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare, si bazë për gazetari profesionale, do të ndihmojnë në përballjen me lajmet e rreme dhe në rritjen e shkrim-leximit mediatik”.

Për financimin shtetëror të mediave ka reaguar disa herë edhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) edhe OJQ-të. Të njëjtën qëndrim e konfirmojnë edhe anëtarët e antikorrupsionit:

“Për shkak të natyrës së veprimtarisë dhe ndikimit të madh që ka në krijimin e opinionit publik, mediat po shfaqet si përdorues i rëndësishëm i financave publike. Në praktikë, shpenzimet publike, e së pari mjetet financiare buxhetore nga institucionet shtetërore, shpesh bëhen në mënyrë jo transparente, me përzgjedhje të caktuar, privilegje dhe mungesë të llogaridhënies dhe mbikëqyrjes mbi ndarjen dhe përdorimin e mbështetjes financiare” thekson KShPK duke e analizuar rrezikun nga korrupsioni.

Por, Shoqata për mbrojtje të mediave kombëtare të shtypura që në fillim e ka mbështetur këtë masë, duke pretendusar se“do të ndihmojë gazetarinë profesionale dhe të përgjegjshme dhe që e rikthen shpresën në mesin e gazetarëve të mediave të shkruara për përpjekjet e tyre për t’u përfshirë në trajtimin e lajmeve të rreme dhe mbi ngritjen e nivelit të shkrim-leximit mediatik”.

“Ajo që është e qartë është që refleksi ende i pranishëm i vetë mediave duhet të financohet nga qendrat politike dhe afariste të pushtetit. Ata e bëjnë atë me lajthitje, me vetë-censurë duke supozuar se qeveria ose mentori politik do ta dëshironin atë ose me shantazhe të drejtpërdrejtë ose reket. Fatkeqësisht, kam përshtypjen se vetë mediat nuk mund të mbajnë barrën e lirisë – ikin prej saj duke kërkuar strehim në të qenit shërbëtor si modus i vetëm në të cilin ata mund të ekzistojnë. Në tërë procesin që zgjatë tashmë me dekada – gazetaria si profesion është dërrmuar në plotë kuptimin e fjalës. Nëse më parë flisnim se në kohën e shtetit të kapur kishin mbetur ishuj të vegjël të rezistencës dhe lirisë sot, mund të flasim për përjashtime shumë të rralla të redaksive që kultivojnë dhe besojnë në idenë e gazetarisë me integritet si një e mirë publike”, thotë Çausidis.