Sefer Seferi rikthehet në ring këtë muaj, do të ndeshet me boksierin e njohur rus

Advertisment

Pas afro një viti pauzë, po rikthehet në ring boksieri i njohur shqiptar, Sefer Seferi.

Ai më 31 tetor do të ndeshet me ish-kampionin rus, Murat Gassiev.

Reklame

Rusi fillimisht e kishte në plan të ndeshej me amerikanin, Yoan Pablo Hernandez, por për shkak të problemeve me dokumente, kjo ndeshje nuk ndodhi.

Kështu, i erdhi mundësia Sefer Seferit që të ndeshet me Murat Gassievin.

Rusi ka dy vjet që ka qenë jo aktiv dhe dëshiron të kthehet në majat e boksit.