Sejdini: Nëse ka fyerje nga Arnautoviq, UEFA duhet të reagojë

Maqedonia e Veriut u mund në debutimin ne “EURO 2020” me rezultat 1-3 nga Austria. Gjatë golit të tretë, Marko Arnautoviq kishte një “debat” me Ezgjan Alioski.
Mediat serbe kanë komentuar se ky debat ka nisur me sharrje nga ana e Arnautoviqit drejt Alioskit.

Lidhur me këtë rast në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Televizionin kosovar, “Kanal10”, është prononcuar edhe numri një i futbollit në vend, Muamed Sejdini, i cili tha se nëse ka ndonjë ofendim në bazë nacionale, atëherë UEFA gjithsesi se do të reagojë.

“Nëse ka ndonjë fyerje në bazë nacionale, gjithsesi që UEFA do të marrë edhe masa” – u shpreh Presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.

 

Përfaqësuesja e Maqedonisë ndeshjen e dytë në kuadër të “Euro 2020” do ta zhvillojë me 17 qershor kundër Ukrainës, kombëtare kjo që në një ndeshje mjaft interesante u mund nga Holanda me rezultatin 3:2.