Sejdiu: Rruga Karpallëk-Zhelinë afër përfundimit

Advertisment

Ashtu siç paralajmëruam në një deklaratë të përbashkët me drejtorin e NP “Rrugët shtetërore” të Maqedonisë, z.Kitanov, për fillimin e punimeve të rikonstruimit/asfaltimit të rrugës së vjetër regjionale ‘Karpallëk – Zhelinë’, sot edhe zyrtarisht ishim në terren bashkë me realizuesin dhe përfaqësues të tjerë të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, për të inspektuar ecurinë e punimve të kësaj rruge., njoftoi sot kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

“Më gëzon fakti që ky projekt përfundimisht po realizohet, ashtu siç kam insistuar vazhdimisht që të rregullohet kjo rrugë ngaqë është një rrugë mjaft e frekuentuar nga qytetarë, nëpunës shtetëror/administrativ, dhe e njëjta ishte mjaft e dëmtuar.

Reklame

Apelojmë deri tek qytetarët që të reduktojnë lëvizjen apo qarkullimin e automjeteve këtyre ditëve për të mos penguar punimet në terren, deri në rregullimin e plotë të kësaj rruge”, thekson Sejdiu.