Sela: Ahmeti rrënoi tryezën e përbashkët të partive

I pyetur se a do të pranojë ASH koalicion me LSDM-në ose VMRO-në pasi të dalin rezultatet e zgjedhjeve, Sela thotë se nuk do të bënte kurr rolin e aktorit që do të nxiste lojën që Nikolla Gruevski bënte me shqiptarët. Këtu Sela sqaron, se në periudhën kur Gruevski ishte në skenën politike në vend, një parti shqiptare e merrte ne qeveri, ndërsa tjetrën e linte tek dera, në mënyrë që nëse partia në qeveri kërkonte diçka nga platforma, të mund ta menaxhonte siç i leverdiste.

Ai thotë se shpreson që shqiptarët të mos përkrahin koalicione që nuk sjellin diçka thelbësore për shqiptarët. Sela thotë se sa i përket koalicionit, do të pranojnë një të tillë me këdo që pranon programin e ASH, pasi që aty ndodhet premtimi që kjo parti u ka bërë shqiptarëve.