Sela: Apasiev është mistrec politik

Në takimin joformal me gazetarët, të organizuar nga lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është folur edhe për bllokadën në Kuvend ndaj Ligjit për Shtetësi.

Mes të tjerash, Sela deklaroi se nuk ka bërë zhurmë për këtë bllokadën, pasi nuk duan të poentojnë politikisht me ligjin si parti, raporton TV21.

Ndërkaq, duke folur konkretisht për liderin e “Të majtës”, Dimitar Apasiev, atë e quajti- mistrec politik.

Këtë, ai e sqaroi duke treguar solidarizimin që Apasiev e bëri në seancë plenare, ku në foltore shpalosi shallin palestinez, ndërkaq siç shtoi Sela, ditën tjetër e bllokoi Ligjin për shtetësi./TV21