Sela bashk me Kurtin përkujtojn Kuvendin e Lezhës (video)

Një delegacion nga Aleanca për Shqiptarët sot ka qenë në Lezhë për të përkujtuar 2 marsin e vitit 1444 kur u mbajt Kuvendi i Lezhës.

Në përbërje të delegacionit ishte kreu i ASH-së Ziadin Sela dhe Arben Taravari.
Poashtu bashk me delegacionin e ASH-së ishte kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti.
Ziadin Sela me këtë rast iu drejtua mediave me një deklaratë:

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Vëllezër dhe motra!
Mirë se Ju gjeta këtu në Lezhë.
I nderuari Kryeministër i Kosovës Albin Kurti, I nderuar Iljaz, I nderuar Shaip Kamberi, të nderuar qytetar te vendit të Lëzhës që të jemi këtu bashkë, në mënyrë që ta përkujtojmë këtë ditë kaq të rëndësishme.

E rëndësishme është sepse nëqoftëse periudha për të cilën flasim ishte periudha e lavdisë së shqiptarëve, lavdinë të cilën e ndërtoi më shumë mund dhe sakrificë Skëndërbeu, Gjergji ynë i dashur, Kuvendi i Lezhës është mesazhi i cili u la shqiptarëve për të ardhmen.

 

Ishte ky Kuvend i cili e ndërtoi edhe lidhjen e Prizrenit.
Ishte Lidhja e Prizrenit e cila i hodhi gurrëthemelin dhe idetë themelore të një shteti shqiptar të mëvetësishëm. Kështu ndodh cdo herë në histori.

Të mëdhenj janë ata njerëz të cilët japin ideja të cilat janë akoma më të mëdhaja se sa vetë ata.
Skëndërbeu ishte lis i madh për në, i cili prodhoi një identitet kombëtar shqiptar, simbolet e të cilit sot e kësaj dite i gëzojmë ne të gjithë shqiptarët nëpërmjet shqiponjës dy krenare.

Natyrisht që i madh ishte edhe Ismail Qemajli sepse ideja akoma më e madhe ishte ideja e tij për një shtet të pavarur shqiptar. Ashtu siç edhe liria ishte ide e madhe e Adem Jasharit, dhe prandaj liria që sot ka Kosova ja shton akoma më tepër madhështinë Adem Jasharit.

Kuptohet që unë veten e llogaris në mesin e atyre shërbetorëve të përulur të cilët do të duhet këtë amanet ta çojnë deri në fund sepse fundi i fundit Besëlidhja e Lezhës është këtu, Lidhja e Prizrenit është gjallë, ashtu sic duhet të jetë gjallë edhe ideja që e transmetuan të gjithë këta burra e gra shqiptare, e që ne do të duhet që transmetojmë tek gjeneratat tjera të shqiptarëve .
Faleminderit edhe njëherë.
Ziadin Sela
Lezhë 02.03.2021