Sela: BDl b isht i VMRO dhe LSDM, pas 12 prillit do jetë ndryshe

Advertisment

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë në një intervistë për KosovaPress, se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, politikisht trajtohen si pakicë kombëtare, ani pse përbëjnë një të tretën e popullsisë.

Sipas tij, ende nuk ka barazi për shqiptarët atje, ndërkohë vlerëson se nuk ka pasur arritje në asnjë prej fushave, përshirë edhe zhvillimin ekonomik. Sela që po përgatitet për zgjedhjet e 12 prillit, thotë se është koha që të ketë faktor politik në Maqedoni, e jo bisht të qeverisjes LSDM, ose VMRO dhe se BDI-ja duhet të shkojë në opozitë.
Në një intervistë për KosovaPress, Sela flet edhe për mos marrjen e datës për hapje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për çka e fajëson Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, Maqedonia e Veriut nuk ka shënuar arritje në reformat në drejtësi, dhe vazhdon të jetë vendi ku kriminelët shëtitën lirshëm, ndërkohë që atyre që janë të ndershëm u montohen procese politike.

Reklame

Ai thotë se me këtë përbërje qeveritare dhe pa shtet të së drejtës, nuk mund të pretendohet Bashkimi Evropian.

Për këtë dështim, ai fajëson politikat e Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, që siç thotë janë proceset gjyqësore që kur bëhet fjalë për politikanë, nuk gjendet epilog asnjëherë.
Sela shton se shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen dhe vendi ende është larg plotësimit të objektivave, ani pse është sjellë ligji për përdorimin e gjuhës.

“Ka ardhur koha të ketë faktor politik shqiptar në kuptimin e drejtë të fjalës dhe në kuptimin tamam të fjalës dhe jo faktor politik shqiptar, bisht i qeverisjes së LSDM-së ose VMRO-së, por faktor politik shqiptar brenda qeverisë me programin e saj që legjitimohet me votën e shqiptarëve ditën e zgjedhjeve”, thotë ai. Sipas tij, duhet gjetur zgjidhje me Kushtetutë, sepse nuk mund të ketë gjuhë me definicione të përkohshme, që definon gjuhën shqipe që e flasin mbi 20 për qind e popullatës, që është e ndryshme me gjuhën maqedonase.

“Shqiptarët fatkeqësisht trajtohen politikisht si një pakicë kombëtare, si minoritet, shqiptarët janë një e treta e popullsisë, 30 për qind e popullit të trajtohet si pakicë, mendoj që nuk është aspak në rregull, ose të trajtohen si 1 për qind serb, ose rom, larg idesë që kemi kundër diçka ndonjë komuniteti tjetër këtu, por cili është definicioni për pakicën, nuk mund të trajtosh për pakicë një popull i cili është një e trata e popullsisë dhe që ka kapacitete dhe mban stabil shtetin, edhe në aspektin ekonomik duke mbushur mbi gjysmën e buxhetit me tatimet e saj, por një popull që kish pas kapacitet në 2001 të bëjë edhe konflikt, ta destabilizojë vendin apo jo”, thotë Sela. Për këto, ai hedh fajin edhe të Bashkimi Demokratik për Integrim, që është në qeveri me LSDM-në.

Sipas tij, ky subjekt duhet të shkojë në opozitë dhe të gjejë idealin që e ka humbur.
“Çka duhet të ndodh nga ana tjetër që ne të dalim nga kjo humnerë mos barazie diskriminimi, eksploatimi e shtypje, e para duhet larguar këta që na qeverisin që 18 vjet, që është Bashkimi Demokratik për Integrim, shqiptarët nuk mund të pretendojnë që të jetë ndryshe situate për ta nëse nuk votojnë ndryshe ditën e zgjedhjeve. Dhe 18 vite janë shtatë cikle zgjedhore, dhe të votosh njëjtë dhe të pretendosh të jetë ndryshe është absurditet. Kështu që e para, duhet BDI dhe Ali Ahmeti të shkojë në opozitë, atje pastaj do të kuptojnë që ka kohë që idealin ka kohë që e kanë humbur dhe duhet ta kërkojnë Brenda opozitës, idealin e tyre të humbur, dhe për atë rezultat duhet të vijë në shprehje Aleanca për Shqiptarët”, thotë ai.

Ai thotë se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme të bashkëpunojë me partitë opozitare shqiptare, ku vet u ka bërë thirrje publike Lëvizjes Besa dhe Alternativës.
Sela tregon se kanë realizuar disa takime me kreun e Lëvizjes Besa dhe atë të Alternativës, prej të cilëve thotë ketë kërkuar që të shohin hallin e përbashkët që kanë.
Maqedonia e Veriut do të mbajë zgjedhjet më 12 prill të këtij viti, vendim që është marrë në pajtueshmëri me liderët politik dhe presidentit, pasi vendi dështoi të marrë datën për hapje të negociatave për në Bashkim Evropian.

Më 3 janar pritet të hyjë në fuqi marrëveshja e Shkupit, me të cilën qartësohet se tre muaj para se të mbahen zgjedhjet ngritët qeveri teknike e cila që merret vetëm me organizimin e zgjedhjeve. Ndërkohë menjëherë në shkurt pritet të bëhet shpërndarja e parlamentit.