Sela: Brenda 48 orëve mësohen gjithçka rreth koalicionit (VIDEO)

Advertisment

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela pas mbledhjes së sotme me organet e partisë tha se do të dërgojnë ofertë deri tek subjektet politike me të cilat mund të realizojnë koalicion parazgjedhor dhe se brenda 48 orëve do të kuptohet gjithçka rreth koalicionit të mundshëm.

“Do të ju drejtohem me ofertë konkrete partnerëve të cilët ne i kemi llogaritur që duhet të jenë pjesë e koalicionit të 12 prillit me ofertë konkrete për gjithçka, sepse nuk mjafton që të thuhet se jemi apo sjemi për koalicion tre palësh. Në lidhje me këtë ofertë do të ju njoftojmë brenda 48 orëve”-tha mes tjerash Sela.

Reklame