Sela dhe Gashi sot nënshkruajnë marrëveshjen për koalicionim

Pasi që janë dakorduar për koalicion të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, partitë politike Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sot edhe zyrtarisht do ta nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim ndërpartiak.

“Ceremonia e nënshkrimit do të shoqërohet edhe me një konferencë për media, ku fjalë rasti do të kenë dy kryetarët e partive përkatëse, Afrim Gashi dhe Zijadin Sela.

Reklame Custom Text

Pas nënshkrimit, dy kryetarët dhe drejtuesit e tjerë të partive do t’i takojnë qytetarët në Çarshinë e Shkupit”, thuhet në njoftimin e dy partive.

Ceremonia e nënshkrimit do të nënshkruhet në hotelin “Holiday Inn” në Shkup.