Sela dhe Taravari vizitojnë Shipkovicën

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nënkryetari Arben Taravari, deputetët Halil Snopçe dhe Adnan Neziri, bartësi i listës për këshilltarë, Abdulla Osmani dhe kandidati i zonës për Këshillin Komunal, Blerian Imeri, takuan banorë të fshatit Shipkovicë.

Në këtë pritje u shpalosën edhe vizioni dhe projektet e Aleancës për Shqiptarët për Tetovën në përgjithësi dhe Malësinë në veçanti”, thonë nga ASH – Tetovë.