Sela: E përshëndes idenë e Kurtit për një autostradë Tetovë-Prizren

86

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se e mbështet idenë e Kurtit për ndërtimin e një autostrade prej Prizrenit deri në Tetovë.

“E përshëndes nismën e tij. Ne e kemi përmendur në vitin 2016”, tha Sela.

Kjo sipas Selës do ishte një autostradë që do të ndikonte në lidhje më të mira mes shqiptarëve.

“Rruga prej Prizrenit deri në Tetovë, me hapjen e tunelit, do të shkurtohej diku deri në 30 kilometra”

Kurti e kishte bërë një premtim elektoral që do të ndërtonte një autostradë mes Tetovës dhe Prizrenit./