Sela e sfidon Ahmetin në njësinë e pestë zgjedhore

Advertisment

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi tashmë kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor mes këtyre partive. krerët e partive njoftuan se moto e këtij koalicioni do të jetë “Shtet për të gjithë”.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela ka sfiduar Ali Ahmetin për të garuar në njësinë pestë zgjedhore.

Reklame

Kryetarët e partive shqiptare zakonisht kanë garuar në zonën e gjashtë zgjedhore shkaku i trupit më të madh elektoral shqiptar që voton në këtë zonë.

 

Zona e pestë, aty ku Sela sfidon Ahmetin, përfshinë Strugën, një pjesë të Kërçovës, Ohrin, Manastirin dhe tashmë Dibrën dhe Mavrovën./GNI